Republika e Kosovës
Vendi / Regjioni: Republika e Kosovës
Emri i anëtarit: Slavisha Mladenoviq
Emri i Zyrës: Zyra e Komisionerit për Gjuhët

Slaviša Mladenović – Komisioner për Gjuhët

Slaviša Mladenović, është emëruar Komisioner për Gjuhët me 19 Dhjetor 2012. Z. Mladenović ka përfunduar studimet në Institutin Roçester për Teknologji (Rochester Institute of Technology) në fushën Ekonomi&Statistikë dhe Menaxhment si dhe me drejtim sekondar Studime Juridike. Aktualisht ai është duke i ndjekur studimet Master për Menaxhment të Përgjithshëm në Universitetin e Sheffield-it.

Para emërimit të tij si Komisioner për Gjuhët, Z. Mladenović ka punuar për Misionin e OSBE-së në Kosovë në fushën e analizave, raportimit dhe mediave.

Përveç arsimimit dhe përvojës së punës, ai po ashtu ka vijuar trajnime në fushën e Administratës Publike, Integrimeve Evropiane dhe Negociatave në institucionet prestigjioze siç janë Sciences Po në Francë dhe Universiteti i Sheffield në Angli.

Përveç gjuhës amtare (serbe), ai flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Për më shumë informata klikoni këtu.

Slavisha Mladenoviq

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në Prill të vitit 2012 në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Rregulloren Nr. 07/2012.

Mandati i Zyrës së Komisionerit për Gjuhët

  • Monitoron përputhshmërinë me Ligjin nga ana e çdo institucioni nën juridiksionin e saj;
  • Merr të gjitha masat e nevojshme nën autoritetin e vet, përfshirë ato përmes ndërmjetësimit, për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin nga të gjitha institucionet nën juridiksionin e saj;
  • Shqyrton dhe bën rekomandime përkitazi me rregulloret apo udhëzimet administrative në kuadër të Ligjit, sa i përket përputhshmërisë dhe konsistencës së cilitdo akt legjislativ, rregullore apo udhëzimi administrativ me Ligjin;
  • Kryen hetime, qoftë me iniciativën e vet apo në bazë të ankesave të bëra nga një person juridik apo fizik sa i përket dështimit të ndonjë institucioni nën juridiksionin e saj për respektimin e Ligjit apo me ndonjë akt tjetër ligjor sa i përket statusit apo përdorimit të gjuhëve zyrtare apo gjuhëve tjera të komuniteteve gjuha e të cilave nuk është gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës;
  • përdorimit të  gjuhëve zyrtare apo gjuhëve tjera të komuniteteve gjuha e të cilave nuk është gjuhë  zyrtare në Republikën e Kosovës
  • Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për publikun në lidhje me të drejtat e tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;
  • Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për institucionet nën juridiksionin e saj sa i përket obligimeve të tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;
  • E ndihmon qeverinë në zhvillimin e programeve të vetëdijesimit publik apo i zhvillon vet ato si dhe aktivitete të rregullta kontaktuese me publikun për t’i informuar ata rreth obligimet dhe të drejtat e publikut në kuadër të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;

Për më shumë informata klikoni këtu

Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe kanë status të barabartë si gjuhë zyrtare dhe të drejta të barabarta për përdorimin e tyre në institucionet e Kosovës. Gjuha turke, boshnajke dhe rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare dhe në përdorim zyrtar në nivel komunal.
Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

Në Kosovë jetojnë gjithsej 1,739,825 banorë prej tyre 1,252,248 janë mbi moshën 15 vjeçare. Në regjistrimin e popullsisë 2011  është raportuar që nga personat mbi moshën 15 vjeç 28 369 (3,4%) flasin gjuhën shqipe si gjuhë të dytë krahas gjuhës amtare, 255 591 (30,4) gjuhën serbe, 49 729 (6,0%) gjuhën turke,47 779 (5,8) gjuhën boshnjake, 2 359 (0,3%) gjuhën rome, 254 474 (30,9%) gjuhën angleze, 115 480 (14,0%) gjuhën gjermane dhe 24 467 (3,0%) gjuhën frënge.
Për më shumë informata klikoni këtu.

Publikime

Udhëzues për Zbatimin e Ligjit Për Përdorimin e Gjuhëve Qershor 2014; Monitorimi dhe vlerësimi i të drejtave gjuhësore: pilotimi i përdorimit të indikatorëve në punën e Kuvendit të Kosovës Raport përfundimtar Janar 2014; Monitorimi dhe vlerësimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë Raport Mars 2015; Raportet vjetore;

Faqja elektronike: www.komisioneri-ks.org
Faqja e informacionit kontaktues: http://www.komisioneri-ks.org/?page=1,3
Faqja e Legjislacionit: http://www.komisioneri-ks.org/?page=1,44
Lidhje të tjera të dobishme:
http://www.komisioneri-ks.org/repository/docs/Udhezues_Shqip_web.pdf
http://www.komisioneri-ks.org/repository/docs/Piloting-the-Use-of-Indicators-in-the-Work-of-the-Assembly-of-Kosovo_Final-Report_January-2014_ALB.pdf;
http://www.komisioneri-ks.org/repository/docs/Shqip_Finale_160315. pdf
http://www.komisioneri-ks.org/?page=1,127
http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2006_02-L37_al%20pdf?cid=1,1